Habit Jordi Alba, tregon se kur do të tërhiqet nga kombëtarja e Spanjës

Jordi Alba pritet ta mbyllë me kombëtaren e Spanjës. Gjithçka e ka zbuluar vetë mbrojtësi i Barcelonës i cili konfirmoi edhe kohën se kur do të largohet nga kombëtarja.

Në një intervistë për Television Espanola, mbrojtësi 33-vjeçar tha se pas Botërorit ai do të largohet. “Do të jetë Botërori im i fundit”, tha ai duke treguar edhe kohën se kur do të tërhiqet nga kombëtarja.

“Shpresoj të arrij në Katar në një moment të favorshëm si ky që jam duke kaluar tani. Jam ende në pritje të thirrjes për t’u grumbulluar nga kombëtarja për Kupën e Botës”, shtoi ai duke hequr çdo dyshim mbi të ardhmen e tij me kombëtaren. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook