Habit Mancini, thërret Dimarcon në vend të Pessina

Zëvendësuesi i Pessinës në kombëtaren italiane nuk do të jetë Sandro Tonali. Ndryshe nga çfarë pritej, trajneri i Azzurëve i ka surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij pasi në vend të Mateo Pessina, ai grumbulloi mbrojtësin e Interit Federico Dimarco.

Roberto Mancini bëri zyrtare listën përfundimtare për ndeshjen kundër Spanjës dhe do të jetë zikaltri ai që do të luaj shasin e tij në kombëtare.

Ndërkohë përsa i përket mesfushorit milanist, Sandro Tonali, do të qëndrojë me ekipin U21 të Italisë e cila do të ndeshet kundër Bosnje dhe Hercegovinës dhe më pas me Suedinë në shtëpi.

Sakaq, azzurët kanë patur edhe ditë më parë probleme me lojtarët pas dëmtimit të Immobile dhe Toloi që u zëvendësuan nga Davide Calabria dhe Moise Kean.

Italia do të luaj të dielën gjysëmfinalen e Nation League kundër Spanjës duke kërkuar kështu rikonfirmimin se në krye të Europës nuk janë rastësisht. / oversport.tv