Habit Messias: Më shumë presion në Serie D sesa në Champions League

Junior Messias, sulmuesi i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për StarCasino Sport.  Gjatë fjalës së tij, ajo që ra më shumë në sy ishte përgjigja për sa i përket diferencës midis Serie D dhe Champions League. Ai tha se ka pasur më shumë emocion në ligat më të ulta sesa tani.

“Goli në Madridi kundër Atleticos në Champions League?  Ishte e mrekullueshme.  Topi po vinte lehtë, përpara kisha vetëm portierin dhe thashë me vete: “Këtë do ta shënoj gol”.  Kisha kohë edhe të mendohesha pasi topi erdhi shumë i lehtë, aq sa pata kohë të hidhesha në mënyrën e duhur dhe të shënoja golin”.

Çfarë ju mësoi futbolli në Casale, Chieri dhe Gozzano në krahasim me nivelet ku po luan tani?

“Të jem i qetë.  Të them të drejtën, më shumë kisha frikë të luaja në Eçellenza ose në Serinë D. E kisha atë emocion, atë presion, më shumë se tani që luaj ndeshje në Champions League kundër kundërshtarëve më të fortë”, përfundoi Messias. /oversport.tv