Habit Nedved: Kean e ardhmja, mos të ishte italian do e quanin fenomen

Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventusit, para ndeshjes derbi me Torinon foli si zakonisht dhe normalisht çeku u ngacmua për emra të veçantë.

Këtë herë në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi Moise Kean, i marrë në huazim me të drejtë blerje nga anglezët e Everton.

Nedved mendon se italiani është paragjykuar dhe nuk është vlerësuar sa duhet për paraqitjet e bëra në Francë.

“Ne nënshkruam me Kean nga Everton sepse ne mendojmë se ai është e ardhmja. Ai shënoi 17 gola me fanellën e PSG.

Nëse nuk do të ishte italian, të gjithë do të thonin që ai është një fenomen. Kean është pjesë e projektit tonë”, është shprehur Nedved për Kean. / oversport.tv