Cristiano Ronaldo do ta nisi ndeshjen ndaj Everton nga stoli. Diçka e tillë nuk ndodhte në Old Trafford që nga muaji maj i vitit 2007.
Manchester United do të përballet këtë të shtunë kundër Everton dhe i përzgjedhuri për kreun e sulmit nga Solskjaer është Edison Cavani. Kjo zgjedhje e bën Ronaldon të nisi një ndeshje nga stoli në Old Trafford përsëri pas 14 vitesh. Në atë kohë Portugezi ishte vetëm 22 vjeç.
Ndërkohë rrikthimi i Ronaldos tek ekipi i Manchester ka nisur në mënyrë fantastike pasi portugezi ka shënuar 5 gola në po aq ndeshje të luajtura. / oversport.tv
2007 – Cristiano Ronaldo is starting a Premier League match at Old Trafford from the bench for the first time since May 2007, when Man Utd lost 0-1 to West Ham on the final day of the 2006-07 season. Unusual.
— OptaJoe (@OptaJoe) October 2, 2021