“Hajdeni dhe ma thoni këtu”, ylli i Napolit pre e sulmeve raciste pas ndeshjes

Fiorentina u mposht nga Napoli dhe në Firenze tifozët nuk janë pajtuar me rezultatin. Kalidou Koulibaly ka rënë pre e ofendimeve të tyre, sikurse ka ndodhur edhe me Victor Osimhen dhe Zambo Anguiissa, lojtarë të tjerë të miqve me origjinë nga Afrika.

Gazetari Claudio Russo raporton se disa tifozë i kanë sulmuar me fjalë raciste lojtarët e sipërpërmendur.

Ylli i mbrojtjes, gjatë intervistës që po jepte për DAZN, ka dëgjuar t’i thërrasin “majmun” dhe nuk ka duruar.

Russo shkruan në Twitter se Koulibaly u është kthyer atyre me fjalët “Hajdeni dhe ma thoni këtu”. Ky nuk është rasti i parë i racizmit në Itali.

Shpesh ka pasur thirrje në stadiume dhe kjo është një nga betejat që futbolli duhet ta fitojë, pasi racistët nuk mund të kenë vend në një sport kaq të bukur që i bashkon njerëzit. / oversport.tv