PSG vazhdon të mos ndalet në Ligue 1 dhe këtë herë ai që e ka nderuar skuadrën e Pochettini është mbrojtësi i blerë nga Interi, Achraf Hakimi. Marokeni ndëshkoi dy herë skuadrën e Metz, që doli e mposhtur me rezultatin 2-1.
Kouyate vendosi baraspeshën e përkohshme pas golit të shënuar në minutën e pestë, ndërsa Hakimi në shtesë realizoi edhe golin e dytë personal dhe të fitores. PSG ndërkohë i gëzohet edhe ndalimit të Marseille, që barazoi 0-0 me Angers dhe tani diferenca është 7 pikë (Marseille ka një ndeshje më pak).
Lyon i është afruar skuadrave të kreut, pasi ditën e sotme ka marrë tre pikë nda Troyes. Fitorja në këtë ndeshje ishte detyrim për ta dhe Xherdan Shaqiri ishte protagonist, duke shënuar golin e barazimit, ndërsa më pas Emerson dhe Paqueta i dhanë fitoren skuadrës së Lyon.
LIGUE 1 – JAVA 7
Angers-Marseille 0-0
Lens-Strasbourg 0-1
Lorient-Nice 1-0
Lyon-Troyes 3-1
Metz-PSG 1-2
/ oversport.tv