Hakimi: Nga Reali nuk ika prej Zidanit, por në një të ardhme…

Achraf Hakimi është një nga të vetmit lojtarë që PSG-ja transferoi në këtë merkato dhe po luan rregullisht. Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit dhe i Interit thotë se ndihet mirë aty dhe zbulon se largimi nga Spanja nuk ka asnjë lidhje me trajnerin Zinedine Zidane.

Grumbullimi- “Isha duke qëndruar me disa miqtë e mi dhe po bisedonim, kur më bie telefoni. Ishte Zidane. Më thotë që do të luaj dhe unë nuk e prisja. Mësova shumë nga Zidane. Largimi im nuk ka të bëjë fare me largimin. Janë aspekte të tjera që lidhen edhe me COVID-in që më bënë të largohesha. Në ato momente pata një diskutim me të, por do të mbetet mes nesh. Ai mendonte ndryshe nga unë”.

Mbappe- “Jemi të rinj dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta, por edhe ato që na ndajnë janë të njëjta. Kjo miqësi na ndihmon të kuptohemi në fushën e lojës. Unë kam pasur oferta si nga PSG dhe Chelsea, por mendova se Parisi ishte ekipi i duhur. Disa vite më parë Pochetino më kërkoi te Tottenhami”.

Messi- “Që Messi të largohej nga Barcelona, as unë nuk e prisja, ashtu si gjithë të tjerët. Kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj, por Leo më mungonte në listë. Është një ëndërr për mua. U surprizova nga mënyra se si ai sillet. Është i qetë dhe i heshtur”.

Reali- “Është klubi i fëmijërisë time. Falë tij jam ky që jam sot. Kam kaluar shumë vite dhe i jam mirënjohës asaj skuadre. Për momentin nuk kam pasur mundësinë që të triumfoja aty, por të ardhmes nuk i dihet kurrë”. /Oversport.tv