Hallaçi: Çdo pikë vlen, kam besimin e drejtuesve për të vazhduar punën time

Trajneri i Kukësit Rrahman Hallaçi ka folur për Oversport pas barazimit pa gola përballë Bylisit.

“Jemi të kënaqur me barazimin, ndonëse na vjen keq që nuk arritëm që të merrim tre pikët, pasi kemi nevojë. Skuadra është munduar, por nuk arritëm të dilnim te loja jonë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por nuk arritëm që të shfrytëzojmë rastet e krijuara. Çdo pikë ka vlerë, sepse ne jemi në një pozicion të vështirë në renditje.

Merkato? Kemi patur disa largime, ka ardhur një qendërmbrojtës. Po kërkojmë edhe lojtarë të tjerë. Skuadra ka kualitete, na duhet durim dhe të vazhdojmë duke synuar maksimumin, sepse e kemi gjithçka në këmbët tona. Kam besim se do të dalim nga kjo situatë deri në fund.

Mjaftojnë paraqitjet në këto tre ndeshje që të jeni trajneri i Kukësit deri në fund? Drejtuesit më kanë dhënë besimin për të vazhduar të jem trajner i Kukësit. Ka presion nga renditja, por na duhet durim dhe qetësi, që të marrim pikët maksimale. Kam besimin e drejtuesve që të vazhdoj të drejtoj skuadrën e Kukësit”, ka thënë Hallaçi. / Oversport.tv