Hallet nuk kanë fund, Aubameyang dyshohet për probleme me zemrën

Pierre-Emerick Aubameyang përballet me një tjetër problem. Veç pezullimit nga Arsenal, sulmuesi ka sërish probleme shëndetësore.

Covid-19 ka lënë pasoja te sulmuesi i Topçinjve, i cili është lënë jashtë ndeshjes së Kupës së Afrikës mes kombëtares së tij, Gabonit, kundër Ganës.

Aubameyang dyshohet se ka probleme me zemrën. Po sot u konfirmua që edhe Alphonso Davies i Bayern ka probleme të lehta në zemër, për shkak të COVID-19. / oversport.tv