Halloweeni i frikshëm kthehet në gazmor me Evra, videoja e francezit bëhet virale

Patrice Evra njihet për videot gazmore që publikon në rrjetet sociale. Së fundmi ish-mbrojtësi francez publikoi një video ku ishte duke festuar “Halloween-in”.

Evra zgjodhi të vishej si Kill Bill, një personazh i frymëzuar nga filmi i Famshëm i Tarantinos. Ai filloi të bënte disa veprime akrobatike për të krijuar një situatë humoristike për ndjekësit e vetë.

Megjithatë, pjesa më gazmore ishte diçka që doli jashtë skenarit. Në momentin kur Evra po bënte disa veprime akrobatike, pantallonat e tij u grisën. Videoja pushtoi rrjetin me shumë ndjekës që nuk i kursyen edhe komentet humoristike. /oversport.tv