Hamburger SV shtang Hertha Berlin në shtëpi, Bundesliga më pranë

Hamburger SV bën një hap drejt Bundesliga, pasi ka mposhtur me rezultatin 1-0 në transfertë skuadrën e Hertha Berlin.

Vemdasit u munduan të ishin cinikë, por goli i Belfodil në fundin e pjesës së parë nuk kishte vlerë. Hamburger SV ndërkohë kishte zotërimin e topit.

Fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin që zhbllokoi ndeshjen dhe që rezultoi vendimtar në fund. Reis shënoi për Hamburger SV, që të hënën duhet të mbrojë fitoren e sotme për t’u rikthyer në Bundesliga. / oversport.tv

BUNDESLIGA – Playout

Hertha Berlin-Hamburger SV 0-1
Shënues: Reis 57’

Foto: Hamburger SV, Twitter