Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Rusisë, garën e 15 të kampionatit botëror të Formula 1.
Ka qënë një garë e “çmendur” ajo në pistën e Sochi, që ka dhuruar emocione të pafunda. Deçiziv në rezultatin final kanë qënë reshjet e shiut, që ranë në xhirot e fundit dhe ndryshuan totalisht renditjen.
Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton arrin fitoren e 100-të në karrierë. Një garë spektakolare ka zhvilluar edhe Max Verstappen, që e mbylli në vendin e dytë, por kujtojmë që u nis nga vendi i fundit bashkë me Leclerc. I pafat piloti i Ferrarit, që u aksidentua 2 xhiro para përfundimit të garës.
Sainz me Ferrarin tjetër zhvilloi një garë shumë të mirë dhe arrin të sigurojë një vend në podium. Gjynah për Norris, që lëshon vendin e parë vetëm në xhirot e fundit dhe detyrohet të kënaqet me vendin e shtatë.
Gara për titullin kampyo n bëhet akoma më e fortë, pasi tashmë vetëm 2 pikë ndajnë hamiton (246.5 pikë) dhe Verstappen (244.5 pikë)nga njëri-tjeëtri. /Oversport.tv