Hamilton mund të tërhiqet nga F1, gjithçka varet nga rezultati e një hetimi

Mbetet ende e paqartë e ardhmja e Lewis Hamilton. Piltoi anglez nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdoj të garojë në Formula 1 apo do të tërhiqet nga ky sport.

Sipas asaj që raporton BBC Sports, piloti anglez i Mercedes po pret të shoh rezultatin e hetimit për Çmimin e Madh të Abu Dhabit, gara ku ai humbi edhe mundësinë të shpallet tetë herë kampion bote dhe të thyente rekordin e Michael Schumacer.

Hamilton është “i zhgënjyer” me F1, ka thënë shefi i ekipit Mercedes, Toto Wolff. Ndërkohë që më parë, Bernie Ecclestone ka thënë se Hamilton nuk do të vazhdojë më të garojë në Formula 1.

Gjithçka mbetet për tu parë, por nëse i referohemi kontratës së anglezit, teorikisht ai është i detyruar të garojë për Mercedes deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Ai nënshkroi një kontrat të re dy vjeçare me Mercedes që skadon në fundin e sezonit 2022.

Megjithatë, gjithçka mbetet në hije dhe e ardhmja e Hamilton vazhdon të jetë e pasigurt. Mercedes nga ana tjetër ka shprehur besimin se piloti anglez do të vazhdojë të garojë për ekipin gjerman. /oversport.tv