Hamilton ngushton diferencën me Verstappen, Alonso i surprizon të gjithë

Lewis Hamilton ka arritur një tjetër fitore, këtë herë në Çmimin e Madh të Qatarit duke e bërë akoma edhe më emocionues këtë fund sezoni në Formula 1. Britaniku e nisi garën i pari dhe e përfundi po në atë vend. Ndërkohë, rivali i tij i drejtpërdrejtë, Max Verstappen ka arritur të rikuperojë pesë pozicione dhe e ka mbyllur në vendin e dytë.

Surpriza më e madhe e kësaj gare është Fernando Alonso. Ai do të ngjitet në vendin më të ulët të podiumit në moshën 40-vjeçare. Spanjolli ja doli të dilte përpara pilotit tjetër të RedBull, Sergio Perez.

Edhe në vendin e pestë e mbylli një tjetër pilot i Alpine, Esteban Ocon pas një gare fantastike për skuderinë franceze. Ai la pas Lance Stroll që e mbylli garën në vendin e gjashtë.

Vetëm vendi i 7 dhe i 8 për dy pilotët e Ferrarit me Carlos Sainz që përfundoi përpara shokut të tij të skuadrës, Charles Leclerc. Top 10 mbyllet nga Lando Norris dhe Sebastian Vettel. Sakaq, piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas nuk ka arritur dot ta përfundojë garën, pasi u tërhoq disa xhiro nga fundi.

Kështu me dy gara nga përfundimi i sezonit, Verstappen udhëheq kampionatin me 351.5 pikë, 8 më shumë se Lewis Hamilton. /oversport.tv