Hamsik: Titulli një gëzim i jashtëzakonshëm për Napolin, po hapet një cikël i ri

Me një hap të gabuar të Lazios këtë javë dhe një fitore të Napolit, këta të fundit shpallen zyrtarisht kampionët e Italisë. Për sezonin fantastik që po kalojnë napolitanët, ish-legjenda e klubit, Marek Hamsik, ka folur në një intervistë për “Il Mattino”.

“Jam krenar, është një gëzim i jashtëzakonshëm, mendoj për napolitanët që çdo vit më kërkonin të fitoja këtë titull. Për një kohë të gjatë u afruam, shumë herë e kam imagjinuar se çfarë gëzimi do të ishte ky kampionat për qytetin.

Sigurisht që ka pak zhgënjim, Napoli është më i fortë se Milani, renditja e tregon qartë këtë. Titulli vlen më shumë se një kualifikim, shpallja kampion i Italisë është diçka e jashtëzakonshme që të bën të harrosh gjithçka.

Mendoj se do të hapet një cikël i ri, Osimhen dhe Kvaratskhelia tashmë janë më të mirët në Europë në rolet e tyre. De Laurentiis gjithmonë do të sigurojë që të ketë një ekip konkurrues për titullin kampion.” – u shpreh Hamsik. /oversport.tv

Foto: Trabzonspor, Facebook