Kohë reflektimesh për Samir Handanovic. Portieri i Interit ka humbur vendin e titullarit (tani është Onana zgjedhja e parë për portën) dhe po mendon seriozisht që të varë dorezat në gozhdë në fund të sezonit.
Slloveni po mediton tërheqjen nga futbolli i luajtur, por jo largimin nga Interi, pasi ai pritet të fillojë një eksperiencë të re në stafin e Simone Inzaghit.
Tekniku zikaltër e vlerëson shumë lojtarin dhe ka theksuar gjithmonë se Handanovic është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes së skuadrës milanezë. / Oversport.tv