Hansi Flick: Humbja me Japoninë ishte e hidhur, përgjigjen do ta japim nesër

Gjermaninë e Hansi Flick, nesër e pret përballja më e rëndësishme e grupeve të Kupës së Botës, kundër Spanjës. Mund të themi se kjo konsiderohet si një finale për “Pancerat”, pas asaj humbjeje në ndeshjen e parë përballë Japonisë me shifrat 2-1. Ish-trajneri i Bayern Munich doli në konferencë për mediat në prag të supersfidës së nesërme.

“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë sepse besojmë në cilësinë e ekipit. Nesër kemi guxim dhe besim për të hyrë në lojë. Përgjigjen tonë do ta japim të dielën nëse do të vazhdojmë rrugën tonë në botëror.”

“Nëse nuk jemi 100% në formë, atëherë kundërshtari ynë krijon më shumë hapësira. Këtë e bëmë dhe kundër Japonisë. Humbja përballë la një shije shumë të hidhur sepse ishte diçka që mund ta shmangnim.”

Trajneri gjerman foli dhe për situatën e sulmuesit Leroy Sane. “Duhet të presim stërvitjen përfundimtare dhe më pas mund të themi më shumë për Sanen. Mjekët tanë bënë punë shumë të mirë me sulmuesin, mbetet për t’u parë se si do të shkojë trajnimi.” – tha më tej Hansi Flick. /oversport.tv

Foto: DFB-Team, Twitter