Borussia Dortmund nuk ia ka dalë ta ruajë ritmin e Bayern Munich dhe sërish diferenca mes tyre ka shkuar në gjashtë pikë. Verdhezinjtë barazuan në transfertë 1-1 kundër skuadrës së Koln, që po bën një sezon të mirë dhe është në luftë për një vend në kupat e Europës.
Ajo që ra në sy ishte fakti që Dortmund ia la iniciativën skuadrës vendase, që realizoi me të vetmen goditje në kuadrat. Verdhezinjtë ia dolën të shënojnë pas 8 minutash lojë me Ëolf, por Koln e riktheu baraspeshën.
Në minutën e 36-të Andersson shënoi, ndërkohë që Dortmund në vazhdim nuk ia doli dot të rikthente epërsinë dhe të merrte pikët e plota në këtë transfertë.
NDESHJET E TJERA – Bayer Leverkusen është rikthyer te fitorja dhe ka përfituar nga barazimi 0-0 mes RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt për të qëndruar i vetëm në vendin e tretë të klasifikimit në Bundesliga.
“Aspirinat” mposhtën në fund skuadrën e Wolfsburg me rezultatin 2-0 dhe heroi i tyre ishte Paulinho, i cili e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 86-të, kurse në minutat shtesë shënoi edhe golin e dytë që i mbylli llogaritë. / oversport.tv
Foto: Bayer 04 Leverkusen