Një gol i Olise në frymën e fundit i prish festën Manchester Unitedit në sfidën e prapambetur nga java e shtatë e Premier League. Të besuarit e Ten Hag u ndalën në barazim në shtëpinë e Crystal Palace pasi u ndalën në një barazim 1-1.
Wan Bissaka dhe Weghorst kanë shanset e para për Manchester United që të zhbllokojnë rezultatin, por pa sukses. Kundërpërgjigjet nga ana tjetër Crystal Palace me Edouard, por goditja e tij shkon në traun e portës.
Për të prishur ekuilibrat megjithatë mendon Bruno Fernandes që i çon shifrat në 1-0. Duket se do të vijë një fitore tjetër nga Manchester United dhe kur pritet që sfida të mbyllet me triumfin e “Djajve”, Olise i ngrin buzëqeshjen të besuarëve të Ten Hag.
Një gol në minutën e 91 e çon rezultatin në 1-1 duke bërë që të dyja ekipet të ndajnë nga një pikë. Me këtë rezultat Manchester United shpërdoron mundësinë për të marr vendin e dytë. United në kuotën e 39 pikëve mban vendin e tretë, po aq sa rivalët e Manchester Cityt që kanë edhe një ndeshje më pak. /oversport.tv
Foto: Manchester United, Twitter