Hap i madh në karrierë për Haverin, mbrojtësi shqiptar firmos me klubin e Serie A

Mbrojtësi shqiptar Kevin Haveri ka bërë një hap të madh në karrierën e tij si futbollist. 21-vjeçari kuqezi është blerja më e re e Torinos dhe do të luajë në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i “granatave” përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mbrojtësi shqiptar. Haveri u ble nga Torino ditën e sotme nga Rimini për shifrën e 300 mijë euro.

Për sa i përket kombëtares shqiptare, mbrojtësi 21-vjeçar ka kryer 2 paraqitje me Shqipërinë U-17 dhe një ndeshje me Shqipërinë U-19. /oversport.tv

Foto: Torino Football Club, Facebook