Harrojeni mbrojtjen, Serie A kampionati që prodhoi më shumë gola

Kampionati italian është etiketuar gjithmonë si ai ku skuadrat mendojnë vetëm për mbrojtjen, por faktet tregojnë të kundërtën.

Ato janë kokëforta dhe nuk të lënë të gabosh. Në javën e 6-të të Serisë A janë shënuar plot 35 gola, pra mesatarisht 3.5 gola për ndeshje.

Kjo gjë do të thotë se sfidat kanë qenë spektakolare dhe të luftuara si Lazio-Roma 3-2, Inter-Atalanta 2-2 apo Juventus-Sampdoria 3-2. Trajnerët luajnë më hapur, ekipet e vogla janë rritur dhe kanë fituar cilësi të shumta.

Në vendin e dytë renditet kampionati francez me 30 gola, mesatarisht 3 për ndeshje, pastaj podiumin e kap Premier League me 2.7 gola për ndeshje.

Bundesliga me 2.4 gola dhe Spanja me 21 gola mbyllin renditjen e top 5 kampionateve kryesorë në Europë. Harrojeni mbrojtjen, Seria A është spektakolare dhe këtë spektakël mund ta ndiqni në Oversport.

JAVA E FUNDIT
Serie A  – 35 gola (3.5 gola/ndeshje)
Ligue 1 – 30 (3 gola/ndeshje)
Premier League – 27 gola (2.7 gola/ndeshje)
Bundesliga – 22 gola (2.4 gola/ndeshje)
La Liga – 21 gola (2.1/gola/ndeshje)

/ oversport.tv