Harta e shqiptarëve në Serie A zgjerohet, Sampdoria firmos me talentin kuqezi

Një tjetër shqiptar në Serie A. Sampdoria ka nënshkruar për 3 vite me një 17-vjeçar ditën e sotme. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Ardit Lika.

I riu është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë dhe ka debutuar me kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari.

Ai ka luajtur titullar në një miqësore që Shqipëria U18 zhvilloi para pak kohës me Italinë U18. Lika, i cili luan në krahun e majtë, ka spikatur me Livorno U17.

Tani ai bashkohet me Sampdorian dhe me shumë mundësi për momentin do të angazhohet me moshat e këtij klubi.

Me parë me Sampdorian ka luajtur edhe Giacomo Vrioni, pjesë e kombëtares së Shqipërisë, i cili është nën kontratë me Juventusin dhe për momentin luan në Austri me SËG Tirol në huazim. / oversport.tv