Hasanbelliu zbret në fushë, Arapi merr vendin e Martinit zyrtarisht

Ditë njoftimesh te Teuta. Renato Arapi ka pasuar në pankinë Edi Martinin për të dytën herë dhe kësaj radhe ka zbritur në terren edhe presidenti Edmond Hasanbelliu. Ai e mori vendimin e largimit e trajnerit shkodran, pasi ndaj Laçit kampionët në fuqi pësuan humbjen e katërt radhazi në kampionat.

NJOFTIMI – Skuadra e Teutës ka filluar ditën e sotme stërvitjen dhe përpara ekipit janë prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi, trajneri Renato Arapi dhe drejtorit teknik Sulejman Starova.

Ish kapiteni i Teutës e drejtoi skuadrën blu në 3 ndeshje pas largimit të parë të Martinit, ndërsa me rikthimin e teknikut shkodran, Arapi mori sërish rolin e tij si drejtor sportiv. Tashmë, presidenti Edmond Hasanbelli, do t’i besojë për herë të dytë Arapit që disa javë më parë në stolin e Teutës mori një fitore dhe dy barazime, ndërkohë që ndihmës të ish-kapitenit do të jenë Bledar Hodo dhe Vangjel Mile, ndërkohë që Rizvani do të jetë trajner i portierëve, duke kompletuar kështu stafin teknik të durrsakëve.

KF TEUTA me kënaqësi njofton se Sulejman Starova emërohet në pozitën e drejtorit teknik. 66 vjeçar nga Tirana nga sot ka marrë detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna. Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qenë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si trajner. / oversport.tv