Hasani i mohon fitoren Dokës, Rroca shënon sërish për Istanbulspor

Nga Hungaria, në Turqi: Dy shqiptarë kanë qenë protagonistë duke shënuar për skuadrat e tyre. Njëri është mesfushori Florent Hasani, pjesë e Kosovës, i cili kishte derbi me Albi Dokën.

Ai shënoi për skuadrën e Gyirmot në minutën e 27-të, duke e barazuar rezultatin që ishte zhbllokuar nga Bole për Honved. Mesfushori luajti deri në fund, kurse Doka e la fushën e lojës në minutën e 57-të.

Eduart Rroca është rikthyer në formën e tij dhe pas tre golave të shënuar pak ditë më parë, edhe sot ka gjetur rrugën e rrjetës për Istanbulspor.

Mesfushori, i cili ka luajtur me Kukësin e Luftëtarin në Superiore, sërish nuk festoi dot, pasi goli i minutës së 75-të kishte vlerë vetëm për statistika. Skuadra e Rrocës u mposht 1-2 nga Erzurumspor. / overpsort.tv