Hasenhuttl: Broja bën atë që duhet të bëjë një ri, më impresionoi

Ralph Hasenhuttl, trajneri i Southampton, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Ëest Ham, në program për të dielën, ka folur edhe për Armando Brojën. Austriakut i kujtohet çfarë bëri sulmuesi në ndeshjen e parë kundër “Çekiçëve”.

“Më kujtohet kur hyri në lojë në atë ndeshje dhe kishte disa mundësi të mira. Ai është i mirë si zëvendësues dhe gjithashtu ka treguar se mund të luajë edhe titullar. Broja ka shënuar 4 gola pasi luajti nga fillimi, një mesatare e mirë për të qenë i sinqertë”, tha fillimisht Hasenhuttl.

Më tej tekniku i Southampton shton: “Ai e rrëmbeu shansin në momentin e dëmtimit të Che. Ishte i gatshëm dhe bëri gjithçka që të merrte një shans tjetër. Kjo është ajo që duhet të bësh si lojtar i ri.

Golat e shënuar tregojnë historinë e saj që ai ka kaluar që kur ka ardhur këtu. Në fillimin kishte një nisje të ngadaltë, por unë jam shumë i impresionuar për zhvillimin e tij”.

“Ne stërvitemi pak më ndryshe nga Chelsea. Jemi shumë intensivë në seanca dhe një lojtar i ri duhet të përshtatet me këtë gjë. Disa u duhet pak më shumë kohë, disa ecin më shpejt në këtë drejtim. Jam shumë i lumtur për zhvillimin e tij deri më tani.

Mendoj se ishte hapi i duhur që erdhi këtu, për të marrë mundësinë. Ne njihemi si një klub ku lojtarët e rinj kanë një shans për të luajtur në Premier League. Kur e ka atë shans, duhet ta rrëmbesh dhe kjo është ajo që bëmë. Armando po bëhet çdo ditë e më i mirë”, tha Hasenhuttl. / oversport.tv