Edhe pse kontrata e Jordan Henderson me klubin e Liverpool skadon pas dy sezonesh, kapiteni i skuadrës mund të largohet këtë verë. për mesfushorin anglez është shfaqur hapur një interes nga Arabia Saudite.
Siç raportojnë mediat, klubi i Al-Ettifaq po e konsideron mesfushorin 33-vjeçar si një lëvizje në merkaton e verës. Klubi nga Arabia Saudite pak ditë më parë konfirmoi në stolin e klubit një legjendë të Liverpool, pikërisht Steven Gerrard.
Henderson dhe Gerrard kanë qenë shokë skuadre tek “The Reds” për katër sezone, prej vitit 2011 deri në 2015. Ata mund të ribashkohen sërish, por kësaj radhe në pozitën trajner-lojtar. /oversport.tv