Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka bërë një deklaratë të fortë në prag të fillimit të ndeshjeve të fundvitit në Angli, pavarësisht rasteve të larta me infektime me covid në vend.
“Jam i shqetësuar, askush nuk e merr seriozisht mirëqenien e futbollistëve. Nuk besoj se njerëzit e kuptojnë se sa e vështirë është, nëse nuk e provojnë në kurrizin e tyre.
Futbolli për ne është gjithçka dhe duam që të jemi në gjendje që të luajmë në nivelet më të larta sa herë që zbresim në fushë. Por për fat të keq në këtë periudhë është e vështirë. Ka disa vite kështu dhe ka qenë shumë e vështirë për ne, por tani me ardhjen e Covidid gjithçka bëhet akoma më e vështirë.
Askush nuk do t’ia dijë për shëndetin e futbollistëve. Duhet të merren vendimet e duhura. Ne duam që të luajmë, por askush nuk e merr seriozisht shëndetin e lojtarëve në këtë periudhë.
Nuk mendoj se në këto momente lojtarët marrin respektin që meritojnë. Duhet të dalë dikush dhe të thotë qartë se kjo nuk është e drejtë për shëndetin e lojtarëve”, ka thënë Henderson.
Liverpool do të luajë 5 ndeshje brenda 2 javëve, pavarësisht rasteve me covid në skuadër. / Oversport.tv