Henry bën parashikimin për “Topin e Artë, vë bast për dy francezë

Legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry ka dhënë një intervistë të gjatë për “Le Journal du Dimache”, ku ndër të tjera ka folur edhe për lojtarin që mendon se meriton të fitojë “Topin e Artë”. Ai beson fortë se trofeu mund t’u jepet një nga dy bashkatdhetarëve të tij.

“Shpresoj se “Topin e Artë” mund ta fitojë Benzema ose Kante. Ata kanë përfunduar një sezon mjaft emocionues dhe janë ende duke bërë shumë mirë. Robert Lewandoëwki do ta kishte fituar atë në 2020 nëse nuk do të anulohej. Ai e meriton atë edhe sepse në vitin 2021 ka vazhduar ende të shënojë. Nëse numëroni dy vitet, ai mund të jetë kandidati kryesor.

Pastaj mund të flasim edhe për Jorginhon pasi ai fitoi gjithçka nga Champions League deri tek Euro 2020. I fundit është padyshim Leo Messi që në fund fitoi edhe Kupën e Amerikës”. /oversport.tv