Ismael Bennacer ishte autori i golit të fitores kundër skuadrës së Cagliari. Mesfushori i Milani u shfaq i lumtur pas ndeshjes, teksa për Sky Sport Italia u shpreh:
“Sot fitorja ishte gjëja më e rëndësishme për ne. Jemi të gjithë të rëndësishëm në skuadër. Unë jam i lumtur që sot arrita të ndihmojë skuadrën.
Nëse vazhdoj ta bëj diçka të tillë edhe duke shënuar ndonjë gol në vazhdim, do të isha shumë i lumtur”, tha fillimisht mesfushori i spikatur.
I pyetur për faktin që po fitojnë me vetëm një gol dhe nuk po i mbyllin ndeshjet, algjeriani shtoi: “Është e vërtetë që ndoshta nuk po shënojmë edhe aq shumë por po fitojmë. Punojmë gjatë gjithë kohës për t’u përmirësuar.
Edhe rezultati 1-0 është gjithmonë fitore. Është mjaftueshëm. Sa i përket titullit, e dimë që vlen vetëm fundi. Kokën ulur dhe vazhdojmë të punojmë për më të mirën e mundshme”. / oversport.tv