Hashtagu #iostoconLaJuventus (unë jam me Juventusin), që lindi të premten në mbrëmje, të shtunën ka qenë më popullori ne Twitterin italian: tifozët bardhezi mbështesin skuadrën në prag të ndeshjes kundër Genoas, por mbi të gjitha qëndrojnë pranë klubit në këto ditë të vështira ku po zhvillohet hetimit Prisma.
Akuzat për bilanc fals dhe faturave false në çështjen e ashtuquajtur plusvalenca fiktive nuk minojnë dashurinë e tifozëvë për Juventusin. Iniciativa e mbështetësve bardhezi nisi spontanisht, por ka pasur shumë popullaritet, duke arritur deri në veshët e lojtarëve, trajnerit dhe drejtuesve.
Ndjenja që mbizotëron është ajo që lidhet me klubin “deri në fund”, duke cituar korin e famshëm që më pas u bë slogan zyrtar dhe u ngjit në fanellë: “Gjithmonë e gjithmonë me Juven”, ose “Juventusi nuk vdes kurrë”, janë disa nga frazat më të përsëritura të tifozëve.
Të gjithë janë dakort në mbështetjen që duhet ti japin skuadrës, që nuk duhet të shpërqendrohet në një moment delikat të sezonit, që ka pasur shumë ulje-ngritje: “Nuk do të lëmë kurrë vetëm”, “Juventusi është diçka më shumë se një skuadër”. / Oversport.tv