Hetimi ndaj Juventusit, Agnelli qetëson punonjësit: Klubi ka vepruar me korrektësi

Hetimi i Prisma trondit Juventusin dhe Agnelli ndërhyn. Zhvillimet e çështjes në lidhje me buxhetet dhe plusvalencat e bënë presidentin e Juventusit të thërriste të gjithë punonjësit e kompanisë, përfshirë ata të fushës (stafin teknik dhe lojtarët), të qartësojë pozicionin e klubit dhe të qetësojë të gjithë.

“Ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar, klubi ka vepruar gjithmonë me korrektësi”, ky ishte mesazhi i Andrea Agnellit për këtë çështje i cili ishte shoqëruar nga avokatët e tij.

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit e zonës teknike të Juventusit si dhe trajneri Allegri, Cherubini dhe trajnerët e ekipit të të rinjve. Me këtë sqarim, presidenti ka dashur të sqarojë qëndrimin e klubit bardhezi në lidhje me lajmet e ndryshme që kanë qarkulluar në orët e fundit pas mbylljes së hetimeve paraprake. /oversport.tv Foto: juventus.com