Hetohej për certifikatë false vaksinimi, dorëhiqet trajneri i Werder Bremen

Hetimet e nisura për Markus Anfang, nga autoritetet gjermane për përdorim të certifikatë të rreme vaksinimi, kanë sjellë dorëheqjen e trajnerit të Werder Bremen.

Veç trajnerit është larguar edhe ndihmësi i tij, Florian Junge, mbi të cilin ka nisur i njëjti hetim. Markus ka dhënë edhe një deklaratë për faqen e klubit.

“Për shkak të situatës stresuese për klubin, ekipin, familjen dhe për mua personalisht, kam vendosur që të mbyll punën time si trajner i Werder Bremen direkt.

U kam kërkuar personave përgjegjës që të më ndërpresin kontratën menjëherë dhe ata e kanë pranuar këtë kërkesë. I uroj Werder fitore kundër Schalke dhe në vazhdim sa më shumë suksese”, tha Anfang.

Në këto kushte Werder Bremen duhet të gjejë një trajner të ri dhe kundër Schalke 04 në stol do të jetë Danjiel Zenkoviç, së bashku me trajnerin e 19-vjeçarëve, Christian Brand. / oversport.tv