Hetohen për trukim ndeshjesh, pezullohen 9 lojtarë në Austri

9 lojtarë të kategorisë së tretë të kampionatit austriak të futbollit janë pezulluar përkohësisht sepse dyshohen për trukim ndeshjesh.

Hetimet kanë nisur nëntorin e kaluar, kur policia kriminale kishte arrestuar disa persona për trukim ndeshjesh.

Në vazhdën e hetimeve pas një bashkëpunimi të ngushtë të federatës austriake, policisë dhe ekspertëve të Sportradar janë pezulluar futbollistët: Robert Bencun, Ratko Buljic, Dejan Cosic, Milos Gicic, Bartolomej Kuru, Marjan Markic, Dejan Nesovic, Philip Petermann dhe Andreas Strapajevic.

Pezullimi vjen jo vetëm për aktivitetin e tyre si futbollistë, por edhe për çdo aktivitet tjetër që lidhet me një ndeshje futbolli, jo vetëm në Austri por në të gjithë botën. / Oversport.tv

Foto: Sportradar Twitter