Është hedhur dje në Ljubljanë shorti i turit të 4-t të Ligës së Kampioneve në Volejboll, një eveniment që vjen live dhe ekskluzivisht për shikuesit në Shqipëri dhe Kosovë në platformën Tibo përmes kanaleve Oversport.
Fansat e sportit të volejbollit do të kënaqen me këtë turne, pasi shumë klube të rëndësishme do të rikthehen në pallatet e sportit në mes të nëntorit.
Dy superyjet e këtij sporti, zviceriania Joanna Heidrich dhe italiania Paola Egonu, ndihmuan në hedhjen e shortit që do të sjellë përballje shumë interesante në Ligën e Kampioneve në volejboll, si për meshkuj edhe për femra.
Shumë skuadra të mëdha pretendojnë trofeun dhe shumë debutuese kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe në të dyja kategoritë e këtij kompeticioni.
Nuk kanë mbaruar akoma ndeshjet kualifikuese të eventit, si për meshkuj edhe për femra, takime që transmetohen Live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport.