Higuain e mbyll me futbollin e luajtur, tërhiqet në fund të sezonit

Gonzalo Higuain, ish-bomberi i Napolit dhe Juventusit, që aktualisht aktivizohet me Inter Miami në MLS ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Lajmi surprizë vjen nga Argjentina, pasi babai i sulmuesit në një intervistë të dhënë për “TNT Sports” ka deklaruar: “Im bir më ka thënë që në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli i luajtur”.

Higuain ka luajtur 75 ndeshje me fanellën e kombëtares së Argjentinës ku ka shënuar 31 gola. “Pipita” luajti 264 ndeshje dhe shënoi 121 gola në 6 sezone me Realin e Madridit dhe më pas u aktivizuar në Serie A me Napolin, Juventusin dhe Milanin, si dhe me Chelsea në Premier League. / Oversport.tv

Foto: Juventus Facebook