Hipotezat e merkatos, Jovic mund të zëvendësojë Vlahovic te Fiorentina

Fiorentina po shqyrton emrat të cilët mund të zëvendësojnë Dusan Vlahovic, i cili nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Sipas The Nation, Luka Jovic është një ndër kandidaturat e mundshme për presidentin Comisso.

Aktualisht sulmuesi serb është nën kontratë me Real Madrid, por mund t’i bashkohet klubit vjollcë në formë huazimi.

Lista e zëvendësuesve të tjerë plotësohet nga Andrea Belloti i Torinos, Lorenzo Luca i Pisës, Giacomo Raspadori, Domenico Berardi dhe Gianluca Scamacca nga Sassuolo. / Oversport.tv