Hiqet dënimi i FIFA-s, lojtarët brazilianë gati për të luajtur këtë fundjavë

Fifa ka marrë vendimin për të lënë të lirë futbollistët brazilianë, të luajnë në ndeshjet e kësaj fundjave në kampionat.

Klubet e Premier Ligës, do lejohen të përfshijnë brazilianët në ndeshjet e tyre, pasi federata e futbollit të vendit hoqi kërkesën e saj, që FIFA të imponojë rregullin pesë-ditor.

Lajmi vjen pas negociatave disa ditore midis Premier League dhe FIFA -s me Kilin, Paraguajin dhe Meksikën pas shembullit.

Liverpool mund të regjistrojë portierin Alisson dhe mesfushorin Fabinho në udhëtimin e së dielës me Leeds. Në listë pritet të përfshihet dhe Raphinha.

Ederson and Gabriel Jesus nga Manchester City, Thiago Silva nga Chelsea dhe Fred nga Manchester United, janë lojtarët e tjerë nën kërcënim, për të mos luajtur këtë fundjavë.

Giovani Lo Celso, Cristian Romero dhe Davinson Sánchez nga Tottenham Spurs janë gjithashtu të pamundur për tu përfshirë në ndeshje, bashkw me Emi Martínez dhe Emi Buendía nga Aston Villa.

10 futbollistët janë aktualisht në seancat stërvitore në Kroaci përgjatë karantinës 10 ditore, pas së cilës ata do të kthehen në Angli./Oversport.tv