Çudia me Szczesny: Mund të luajë finalen, por nuk udhëton dot me ekipin

Wojciech Szczesny ka marrë një “jo” maksimale. Është i përjashtuar nga trajneri Allegri për çështjen e vaksinave. Trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp sqaroi diçka të tillë.

“Luan Perin sepse Tek do të vijë në momentin e fundit për shkak të protokollit të përcaktuar. Ai është vaksinuar i fundit, por mund ta marrë pasaportën vetëm pasnesër. Kështu që do të qëndrojë në pankinë. Perin është i qetë dhe i lumtur që do të luajë”. Pyetja e parë? A mund të luajë Szczesny? Po. Mund të luajë. Thjesht nuk mund të udhëtojë me skuadrën dhe të flejë në të njëjtin hotel me ekipin. Shiheni se çfarë ka ndodhur.

Një dekret i 30 dhjetorit të vitit 2021 ka vendosur rregulla të reja për “green pass” dhe për karantinën, i vlefshëm deri më 10 janar. Kjo gjë e re ka prekur edhe sportin e nivelit të lartë. Lojtarët që kanë bërë një vaksinë përpara 15 ditësh do të jenë rregullisht në fushën e lojës në ndeshjen Inter-Juve.

Szczesny bën përjashtim sepse e ka bërë dozën e parë në fundin e vitit të ri dhe në fillimin e vitit 2022. Kjo do të thotë se ai mund të luajë nëse rezulton negativ në tampon. Problemi është se thjesht nuk mund të udhëtojë dot me shokët e skuadrës dhe të qëndrojë në të njëjtin hotel me ta.

Ai dje qëndroi në Torino dhe sot do të vijë në stadiumin “San Siro” me një makinë të dedikuar. Nuk ka asnjë problem për aspektin e aktivizimit dhe të dhomës së zhveshjes. Ai mund të lahet në të njëjtat dushe dhe të zbresë në fushën e lojës. Kjo do të thotë se ai është i gatshëm për finalen e Superkupës, por trajneri Allegri ka vendosur që t’i besojë Perinit sepse portieri polak nuk ka qenë i qetë. Perin ka luajtur 3 ndeshje në këtë sezon me një bilanc 2 fitore dhe 1 humbje. /oversport.tv