“Historia nuk ka mbaruar ende!” Kjo është fjalia që Olivier Giroud thotë për të konfirmuar se do të vazhdojë ende rrugëtimin e tij me Kombëtaren e Francës. Sulmuesi i Milanit foli në një intervistë për “Europe1”, ku zbuloi edhe objektivat që ka për të ardhmen.
“Është gjithmonë një kënaqësi e madhe të jesh me Francën në Clairefontaine. Hisotira nuk ka mbaruar ende. Unë dua të vazhdoj edhe më tej”, u shpreh fillimisht Giroud, i cili më pas zbuloi objektivin e radhës.
“Kam pyetur veten disa herë sepse është logjike, për më tepër sepse më kanë thënë shpesh të afërmit e mi. “Tani duhet të përfundosh”. Ma thanë këtë gjë pas Botërorit. Për mua do të ishte fantastike nëse do të luaja në Lojërat Olimpice, të përfaqësoj vendin tim. Është diçka që më mungon në listë”, përfundoi Giroud. /oversport.tv