Historike: 3 gjyqtare femra do të vendosin drejtësi në Kupën e Botës

Komiteti i Arbitrave të FIFA-s ka zyrtarizuar listën e 36 gjyqtarëve, 69 asistentëve dhe 24 zyrtarëve të VAR-it që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2022, që do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor.

Për herë të parë në historinë e Botërorëve do të jenë 3 gjyqtare femra që do të vendosin drejtësi në turneun më të rëndësishëm të futbollit.

Stephanie Frappart (Francë), Salima Mukansanga (Ruandë) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni) janë tre gjyqtaret e përzgjedhura, ndërsa Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA) janë asistente të gjyqtarit kryesor.

Orsato është gjyqtari kryesor i përzgjedhur nga Italia, ndërsa Carbone dhe Giallatini asistentë të tij. Irrati dhe Valeri do të jenë në VAR. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter