Akademia “Triumph” ka arritur një rezultat historik në turneun që po zhvillohet në Itali, “Sila Cup”. Akademia e krijuar nga legjenda e futbollist shqiptar, njëkohësisht opinionist i emisionit “Ti bo gol” si dhe bashkëthemeluesi Endri Renxa, ka mposhtur skuadrën e Romës në grupmoshën U-13.
“Triumph” zhvilloi një ndeshje fantastike duke fituar më pas me rezultatin minimal 1-0, duke dominuar përgjatë gjithë takimit. Ky është një rezultat historik jo vetëm për Akademinë “Triumph”, por edhe për çdo akademi tjetër shqiptare në një kompeticion të tillë ndërkombëtar. Në formacionin startues të kësaj sfide ishin, Himallari, Golloshaj, Hoxhalli, Mile, Jahaj, Muça, Gjikondi, Aliçaj dhe Isufi.
Gjithashtu në këtë turne, Akademia “Triumph” ka arritur rezultate fantastike edhe me ekipin U-11, ku po synon të shpallet edhe kampione e turneut. Paraqitje fantastike dhe një tregues i qartë për seriozitetin dhe punën që zhvillohet në këtë akademi nga drejtuesit e saj, ku e ardhmja në futboll mund të duket edhe si diçka më e lehtë. /oversport.tv
View this post on Instagram