Historike: Për herë të parë në futboll do të jetë një grup arbitrimi vetëm me femra

Finalja e Copa Libertadores Women 2021, që do të luhet të dielën më 21 nëntor në Gran Parque Central në Montevideo, do të hyjë në historinë e futbollit. Ajo pritet të jetë ndeshja e parë që do të arbitrohet nga një ekip gjyqtarësh i përbërë vetëm nga femra.

Në këtë sfidë do të përballen ekipet Independiente Santa Fe dhe Corinthians. Lajmin për këtë ngjarje historike e ka publikuar vetë Conmebol, që nëpërmjet një postimi tha se Finalja e Copa Libertadores Women do të jetë në mënyrë absolute sfida e parë e arbitruar vetëm nga arbitre femra.

Ndeshja do të drejtohet nga argjentinasja Maria Laura Fortunato, e ndihmuar nga bashkatdhetaret Mariana De Almeida dhe Daiana Milone. Arbitre e katërt është caktuar uruguaiania Anahi Fernandez, ndërsa në VAR do të jetë argjentinasja Salome Di Iorio. /oversport.tv