Hoeness sulmon Al Khelaifin: Paratë e tyre të ndyra nuk mjaftojnë

Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit të PSG, Nasser Al Khelaifi. I pyetur nga gazetarët mbi mundësinë që presidenti i PSG-së të jetë i ngjashëm me Hoenness, ai nuk e konsideron fare si krahasim dhe se Al Khelaifi ndoshta nuk kupton fare nga futbolli.

TË NGJASHËM- “Nuk mendoj se ka ndonjë ngjashmëri. Nuk e di nëse ai e pëlqen futbollin. Unë kam punuar fortë për paratë e mia, ai i ka marrë dhuratë. Deri tani ai nuk ka fituar asgjë, njësoj si Manchester City. Vetëm tituj kombëtarë. Në Europë ata kanë dështuar dhe do të humbasin sërish ndaj nesh, jo gjithmonë, por herë pas here.

Ky duhet të jetë qëllimi ynë. Sa herë që fitojmë kundër tyre, unë do të jem i lumtur. Kjo është ajo që më motivon, të dëshmoj se paratë e tyre të ndyra nuk mjaftojnë. PSG planifikon vetëm për një vit, nuk është stili im. Unë i shoh gjërat nga pikëpamja ekonomike.

Nuk e investoj të gjithë buxhetin tim menjëherë, për të marrë komplimente  dhe pastaj për të krijuar probleme. Për të arritur këtë rezultat unë jam gjithashtu i gatshëm të humbas disa trofe. Kur ke fituar 60 tituj si unë, nuk është e rëndësishme të fitosh gjithmonë. Franz Beckenbauer, Karl-Heinz Rummenigge dhe unë jemi aq të mbuluar me tituj sa mund të përballojmë ta vendosim të ardhmen e klubit përpara biznesit kur të marrim një vendim”. /oversport.tv