Hoxhallari: Partizani rivali i radhës, derbi si çdo duel tjetër! Ta shmangim euforinë

Erion Hoxhallari ishte futbollisti i Tiranës që doli para mediave në prag të derbit me Partizanin. Mbrojtësi i bardhebluve deklaroi: “Partizani është kundërshtari i radhës. Me çdo ekip vlen tre pikë fitorja, ashtu vlen edhe me Partizanin”.

“Situata është normale, si para çdo ndeshje tjetër. E kemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër derbin. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të marrim tre pikët”, tha në vazhdim mbrojtësi i Tiranës.

“Objektivi? Normalisht që dëshira është të fitojmë. Dëshira është e madhe të shënoj gol, por nuk vlen kush shënon nesër. E rëndësishme është të japim gjithçka e të marrim maksimumin nga ajo ndeshje. Jemi të qetë, jemi përgatitur shumë qetë dhe shpresojmë të mos kalojmë në eufori nesër, që të japim maksimumin”.

“Tifozët na motivojnë, sidomos në atë stadium që është ambient i mirë. Shpresoj ta kemi në favor. Ndeshja i ka të gjithë rezultatet, por duhet të hyjmë në fushë për maksimumin. Me besim ndoshta do të arrijmë ta kalojmë këtë ndeshje”. / oversport.tv