Hoxhallarin e penalizoi COVID-19, te Shqipëria tani ka edhe një dëmtim

Erion Hoxhallari është larguar nga kombëtarja dhe është izoluar për shkak se në testin për COVID-19ka dalë pozitiv.

Veç mbrojtësit të Tiranës, me probleme te Shqipëria në prag të ndeshjeve me Hungarinë dhe Poloninë është edhe një sulmues.

Bëhet fjalë për shkodranin Bekim Balaj, i cili ka ndjerë një shqetësim në kofshë dhe nuk ka mundur të stërvitet dot.

Pas ekzaminimeve mjekësore do të vendoset nëse sulmuesi do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja apo jo. / oversport.tv