Huazim dhe detyrim blerje, Diogo Dalot pranë rikthimit në Serie A

Diogo Dalot mund të rikthehet në Serie A, ku më parë është aktivizuar me Milanin në 21 ndeshje.

Tashmë portugezin e do Roma dhe po negocion me Manchester United për ta marrë në huazim me opsion blerje, që kthehet në detyrim blerje.

E gjithë kostoja mund të shkojë në 16.5 milion euro. Dalot te “Djajtë e kuq” nuk po gjen sërish hapësira dhe kalimi te Roma do e ribashkonte me Jose Mourinho.

Në Itali, gazeta “Corriere dello Sport”, raporton se marrëveshja për Dalot është shumë pranë.

Roma do paguajë 1.5 milion euro për huazimin dhe nëse luan një numër të caktuar ndeshjesh do jetë e detyryar ta blejë për 15 milion euro. / oversport.tv