Huazim me të drejtë blerje, Sergio Oliveira zyrtarisht i Romës

Roma ka bërë një tjetër afrim. Verdhekuqtë kanë nënshkruar me mesfushorin e qendrës, portugezin Sergio Oliveira.

Mesfushori 29-vjeccar kalon te skuadra e Mourinho në huazim për gjashtë muaj dhe Roma tani paguan 1 milion euro për të te Porto.

Në marrëveshje ka një klauzolë  për blerjen e tij për 13 milion euro, plus bonuse që lidhen me paraqitjet e lojtarit dhe rezultatet sportive të Romës. / oversport.tv