Huazim me të drejtë blerje, Sofyan Amrabat drejt Premier League

Sofyan Amrabat do të transferohet në Premier League. Mesfushori i cili kishte spikatur te Hellas Verona dhe u ble nga Fiorentina për 18 milion euro dy vite më parë, tani është drejt Tottenham.

Futbollisti i Marokut, i cili ka lindur në Holandë, do të kalojë te londinezët me formulën e huazimit dhe në marrëveshje do të ketë një klauzolë për ta blerë.

Nëse Tottenham bindet, mund të blejë për shumën e 15 milion eurove mesfushorin, i cili te Fiorentina këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar, nga 11 të zhvilluara në total në kampionat. / oversport.tv