Hull City mund të ketë pronarë të ri. Është vetë manjati turk, Acun Ilicali që në një intervistë ka pranuar se do të investojë 30 milionë paund për të blerë ekipin anglez. Ai gjithashtu tha se dëshiron të punësojë sa më shumë turq në ekip, në mënyrë që klubi të kthehet në një emblemë turke.
“Po mendoj te blej Hull City në Angli”,- zbuloi Ilicali, 52 vjeç. “Pala tjetër na beson. Nëse Zoti e lejon, ëndrra ime do të realizohet. Dua të valëvit flamurin turk në Angli me suksesin e Hull City.
Shpresoj që Hull City të përbëhet nga turq, që nga trajneri deri te lojtarët që do të shkruajnë të ardhmen. Qëllimi im është të krijoj një ekip që do të bëjë bujë në të gjithë botën”.
Megjithatë, edhe pse Ilicali u shpreh i bindur për blerjen e klubit anglez, sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ende nuk ka nisur një bisedim zyrtar midis manjatit turk dhe drejtuesve aktual të klubit. /oversport.tv